Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U-21, Rafet Prekazi është shprehur i kënaqur pas fitores 2:0 kundër Azerbajxhanit në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian.
“Është e qartë se Kosova ka ngritje në lojë dhe se këta djem dinë të luajnë futboll. Ne kemi luajtur mirë edhe në ndeshjet e kaluara, por na ka munguar përvoja. Kam thënë se do të marrë edhe futbollistë nga Liga e Kosovës dhe jam i bindur se kemi potencial për rezultate shumë të mira”, ka thënë Prekazi pas ndeshjes.
Ai është optimist se brenda një kohe të shkurtë, Kosova do të ketë skuadër shumë të fortë.
“Është kënaqësi të jesh trajner i këtyre djemve. Koha po punon për ne dhe jam i sigurt se pas 4-5 vjetësh, Kosova do të jetë një skuadër shumë e respektuar”, është shprehur Prekazi, i cili pret që edhe kundër Gjermanisë të tregojnë lojë të mirë, ndonëse thekson se bëhet fjalë për një rival që është kampion bote.
57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...
Haxhiu: Kur gratë përfshihen, shoqëria përparon
Murati: Opozita mund t’i parandalojë zgjedhjet nëse propozon...
Tahiri: Seanca e 27 prillit të mbahet pasdite, shkak homazhe...
Nagavci kërkon nga PDK dhe LDK propozimin e tre kandidatëve ...
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgj...