Gjatë javës së kaluar (nga 12 mars deri më 18 mars), në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 1.304 të sëmurë nga gripi, që është ulje për 32 përqind nga java e më hershme, ku ishin të regjistruar 1.980 të sëmurë nga gripi, thuhet në raportin e Institutit për Shëndet Publik.
Në lidhje me javën e 11-të nga sezona e kaluar që karakterizohej me fillim të hershëm, në këtë sezon numri i të sëmurëve është rritur për 13 herë. Regjistrimi i incidencës këtë javë është në kuadër të kufijve të nivelit më të lartë të aktiviteteve të virusit të gripit.
Ashtu si javët e kaluara, në javën e 11-të numri më i madh i të sëmurëve (818) kanë qenë të moshës 15-64 vjet, ndërsa incidencën më të lartë nga 97.3 në 100 persona janë regjistraur tek të vegjëlit, fëmijë të moshës 0-4 vjet.
Këtë javë numër më të madhe i të sëmurëve 227 janë paraqitur në Qendrën e Shëndetit Publik në Shkup, ndërsa incidenca më e madhe prej 292.5 nga 100 persona të regjistruar nga territori i Sveti Nikollës./Telegrafi
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”