Neymar raportohet se i ka thënë hierarkisë së Paris Saint Germain se dëshiron ta shoh Luis Enriquen si trajner të ri në klub.
Pavarësisht se PSG është drejt titullit në Liga 1 këtë sezon, Unai Emery pritet të largohet nga klubi në Parc des Princes në fund të sezonit për shkak se klubi është duke kërkuar një trajner të profilit të lartë, transmeton portali arbresh.info.
Një numër i madh emrash si Jose Mourinho dhe Zinedine Zidane janë përmendur si shënjestër e gjigantit francez, por sipas ‘AS’, Neymar dëshiron të ribashkohet më Enriquen.
Dyshja kanë punuar së bashku gjatë kohës së tyre në Barcelonë para se Neymar të ndiqte rrugën e Enriques për largim nga Camp Nou verën e kaluar.
Arsenali dhe Chelsea besohet se kanë shfaqur gjithashtu interesim në Enriquen për shkak të pakënaqësive të tyre me trajnerët aktual – Arsene Wengerin dhe Antonio Contes./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...