“Sipas raportit mbi shpenzimet e ministrave të qeverisë dhe zyrtarëve tjerë, krahasuar me periudhën e qeverisë së Nikolla Gruevskit, janë shpenzuar më pak të holla për shpenzime joproduktive”, thotë ministri i Komunikimeve, Transparencës dhe Përgjegjësisë, Robert Popovski.
“Qeveria e Zoran Zaev për gjashtë muaj ka harxhuar 21 milionë denarë, ndërsa qeveria e Nikolla Gruevskit ka harxhuar 44 milionë denarë. Dallimi në shpenzime është 23,019,373 denarë”, tha Popovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai paraqiti mjetin e llogaridhënies për shpenzimet e atyre që mbajnë detyrat zyrtare, prej ku vijnë këto të dhëna dhe tha nëse do të ishte kështu dallimi çdo gjashtë muaj, për 11 vjet çka ishte pushtet Nikolla Gruevski dhe nëse kjo do të ishte një mesatare, kursimi i parave të qytetarëve do të ishte për 8 milionë euro.
Ministri për Komunikime, Transparencë dhe Llogaridhënie, Robert Popovski, në konferencën e sotme për media prezantoi mjetin më të ri për llogaridhënie për shpenzimet e ministrave, zëvendës-ministrave, sekretarëve shtetërorë, sekretarit të përgjithshëm dhe kryeministrit
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...