Sulmuesi italian Patrick Cutrone është duke u përgatitur për ndeshjen me vendin e tij kundër Argjentinës më 23 mars.
Ai është i kënaqur që do të jetë në gjendje të luaj kundër Lionel Messit, për të cilin është tallur duke thënë se ka qenë në gjendje ta shoh vetëm në PlayStation apo TV, transmeton portali arbresh.info.
“Për mua, Messi është një karakter në PlayStation, unë gjithmonë e kam parë atë në TV dhe nuk kam pasur asnjëherë shansin për ta parë drejtpërsëdrejti. Të shikosh atë do të jetë një nder për mua”, ka thënë Cutrone.

Sulmuesi i ri dhe i talentuar është duke shijuar deri tani një sezon të mrekullueshëm në AC Milan.
“Unë jam një 20 vjeçar dhe ëndrrat nuk përfundojnë asnjëherë. Vitin e kaluar kam luajtur për skuadrën e të rinjve dhe nuk kam menduar se do të vijë ndonjëherë këtu, unë gjithmonë përpiqem për tu stërvitur sa më shumë që mundem dhe i falënderojë trajnerët që më kanë ndihmuar për të arritur këtu”
Italiani ka shënuar 15 gola këtë sezon gjatë të gjitha kompeticioneve – Serie A, Kupë të Italisë dhe Evropa Ligë./arbresh.info/
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...