Policia e Kosovës është duke e intervistuar deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendin, në shtëpinë e tij në Pejë.
Portali “Zëri.info” ka arritur ta siguroj një foto ku shihet se në këto çaste është duke u intervistuar deputeti i LDK-së.
Ky i fundit mbrëmë ka deklaruar se është i kërcënuar bashkë me familjarët e tij nëse e voton marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Përndryshe, tash pritet të nis seanca për votimin e demarkacionit me Malin e Zi, ku koalicionit qeverisës i duhen 80 vota të deputetëve për ta miratuar.

Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15