Mesfushori boshnjak, Miralem Pjanic, ka deklaruar se nuk e ka tradhtuar Romën, kur u transferua në Juventus.
Pjanic ishte një nga futbollistët kryesor të Romës dhe ishte idhulli i tifozëve, por me vendimin për t’u transferuar në Juve, ai u konsiderua si tradhtar.
Megjithatë, Pjani ka folur për vitet e kaluara në Romë dhe ka shpjeguar përse ishte larguar.
“Pas pesë viteve të mrekullueshme në Romë, thjesht vendosa ta kem një përvojë tjetër”, ka thënë Pjanic për II Messaggero.
“Juventusi po më ndiqte, më dëshironte dhe ndjeva nevojën për ta testuar veten me një përvojë tjetër”, shtoi ai.
Ai ka insistuar se nuk e ka tradhtuar askënd.
“Shumë njerëz mendonin keq për mua, por nuk e kam tradhtuar askënd”, ka theksuar ai. /arbresh.info/
Sonte Trepça-Bashkimi, finalja e gjigantëve
Vdes në QKUK personi i cili u vetaksidentua para një jave me...
OVL-UÇK tregon emrat e dëshmorëve që ranë nga 1 deri më 15 m...
Dalin detaje: Rozana Radi nuk ishte në dijeni për pjesëmarrj...
Nis evakuimi i pasagjerëve nga anija e prekur me hantavirus
Vjosa Osmani prezanton aderimin e radhës