Prokuroria Speciale në Maqedoni ka mbyllur rastin “Sopoti”, në mungesë të fakteve lidhur me akuzën për terrorizëm për 11 banorët e fshatit Sopot të Kumanovës.
Ata ishin dënuar me mbi 150 vjet burg për një shpërthim që kishte ndodhur në fshatin e tyre, që ndodhet afër kufirit me Serbinë.
Nga shpërthimi i një mine kishin humbur jetën dy ushtarë polakë të forcave të NATO-s dhe një shoqërues civil.
Për këtë akt ishin arrestuar dhjetëra banorë të këtij fshati të cilët ishin shpallur fajtor për veprën terrorizëm, por pas reagimeve të shumta dhe dëshmive të reja, ata janë shpallur të pafajshëm.
Në këtë kanë ndikuar edhe materialet e përgjuara telefonike, të publikuara nga kryeministri i tanishëm i Maqedonisë, Zoran Zaev, në kohën kur ishte lider i opozitës në vitin në vitin 2015.
Në një nga bisedat e publikuara, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish-shefi i policisë sekrete, Sasho Mijalkov kishin pranuar se banorët e këtij fshati ishin dënuar në mungesë të provave.
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...
BBC: Raportohet për sulme raketore në Teheran
Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, arrestoh...