Pas konfirmimit të lajmit se Xhensila Myrtezaj është në pritje të fëmijës, Bes Kallaku nuk e ka fshehur gëzimin se do të bëhet baba.
Qe disa javë është spekuluar se aktori dhe këngëtarja do të bëhen prindër, mirëpo ata vendosën gjatë kësaj jave që ta bënin publik lajmin e gëzueshëm.
“Kur dy bëhen tre”, kishte shkruar Xhensila në Instagram, gjë që nxiti reagime të shumta nga fansat e çiftit të popullarizuar të skenës shqiptare.
Dhe natyrisht se tejet i gëzuar është shprehur komiku i shndërruar në këngëtar, Bes Kallaku.
“Kur jetën ta bekojnë të mirat që vijnë, edhe mbi të gjitha ata qe t’i sjellin. Ardhsh me bekimin e Zotit”, shkruan në një postim të Besit që shoqërohet me fotografinë e përbashkët me gruan e tij.
“Jetë që sjell jetë”, është përshkrimi i një tjetër fotografie, në të cilën Kallaku ka pozuar me Xhensilën.
Pas lidhjes disavjeçare, në shtator të vitit të kaluar, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, i dhanë fund beqarisë duke e kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre dhe tashmë do të bëhen edhe prindër. /Telegrafi/
FFK publikon një video të “prapaskenave” nga fitorja epike n...
Osmani: Masakra e Izbicës është kujtesë që nuk guxon të zbeh...
Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindje...
Hiqen tabelat e ekspozitës për masakrat, Rama: Kërkojmë përg...
Hysen Durmishi: Është e papranueshme që ekspozita dhe vepra ...
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...