Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë treguar se paria e tij e ka për obligim të kujdeset që proceset politike të Kosovës të ecin përpara. Ai në një status në Facebook ka thënë se kthimi i Luginës në Kosovë, demarkacioni e ushtria janë amanetet e LDK’së.
Ky është postimi i plotë i Hazitit në Facebook:
LDK, si partia më e madhe politike sot, ka për obligim të kujdeset që proceset politike të Kosovës të ecin përpara.
Vota për demarkacionin me Malin e Zi, marrja datës për liberalizimin e vizave, integrimi i minoriteteve etnike në nivel komunal dhe të drejtat e tyre në pushtetin lokal e deri në asociacionin e komunave me shumicë serbe, dialogu për normalizim dhe rikthimi i komunave nga Lindja e Kosovës brenda kufirit të Kosovës, Ushtria e Kosovës në Forcë të Armatosur dhe integrimet euroatlantike, janë detyrë dhe amanet që LDK t’i shtyjë përpara për Kosovën.
Detaje nga Specialja: Isni Kilaj lirohet nën dorëzaninë prej...
Prindon Sadriu ftohet në Shtëpinë e Bardhë në Samitin e Orga...
Kurti në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të ...
Raportuesi për Kosovën në PE: BE-ja duhet të heqë menjëherë ...
Isni Kilaj lirohet me kusht
U kapën duke luajtur bixhoz në Isniq, 10 persona përballen m...