Rusia shkon në zgjedhje presidenciale gjatë ditës së nesërme dhe sipas sondazheve është pikërisht Vladimir Putin që do të fitojë edhe një mandat.
Por pse Vladimir Putin vazhdon të shikohet si “hero” nga pjesa më e madhe e popullsisë në Rusi?
Frika më e madhe e shumicës së rusëve është se do të bien në një konfuzion politik dhe ekonomik, sikurse në fillim të viteve të ’90-ta, menjëherë pas rënies së komunizmit.
Një ndër përgjigjjet kryesore është se Putin u jep siguri, veçanërisht në krahinat ku jeta e përditshme është e pasigurtë, transmeton portali arbresh.info
Vladimir Putin, sipas pjesës më të madhe të rusëve ka qeverisur me një ‘grusht hekuri’ dhe i ka dhënë vendit të tij krenarinë dhe madhështinë. Me një fjalë, ai ka ngritur ‘moral’ aty ku Perëndimi e kishte ‘shkatërruar’.
Sërish Rusia ka peshë në skenën ndërkombëtare.
Vlerësimi i miratimit të Putinit në mesin e popullsisë është rritur pas aneksimit të Krimesë. Rastësisht, fitorja e zgjedhjeve presidenciale me 18 mars, shënon edhe festimet e përvjetorit të katërt të kësaj marrjeje të pabesueshme.
Me Putinin, ushtria ka marrë rol kryesor.
Në fillim të marsit, Putin bëri një nga fjalimet më të ashpëra të periudhës që është në pushtet. Ai tregoi armët e reja dhe e quajti ushtrinë ruse “të pamposhtur”.
Në rast të ndonjë sulmi bërthamor kundër Moskës, ai ka kërcënuar me “përgjigjje të menjëhershme”./arbresh.info/
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...