Dy qytetarë të Shkupit dje në Stacionin policor Qendër kanë denoncuar sulm nga qentë endacakë.
Siç informojnë nga MPB-ja, rasti i parë ka ndodhur mbrëmë në ora 7:15 në rrugën “Llazar Liçenovski”, kur 59 vjeçari M.S. është sulmuar nga katër qen endacakë dhe është kafshuar në pjesën nën gjurin e këmbës së majtë. M.S. ka pranuar ndihmë mjekësore në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Trifun Haxhi Janev”, ditën e enjte rreth orës 22, ku J.S. (25) ka qenë e sulmuar nga disa qen endacakë dhe është kafshuar në këmbën e djathtë dhe poashtu ka pranuar ndihmë mjekësore në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup./Telegrafi/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren