Ndihmës regjisori për filmimin e pjesës së fundit të James Bond “Specter”, Teri Meiden, ka paditur një shtëpi diskografike për 3.5 milionë dollarë për shkak të një dëmtimi të rëndë që ka pësuar gjatë kohës sa ka punuar në film.
66-vjeçari, Terry Meiden, ishte asistent regjisor në shtëpitë prodhuese B24 dhe EON. Gjatë xhirimeve të fundit në Austri në vitin 2015, Terry pësoi një dëmtim të rëndë në këmbët e tij kur vetura humbi kontrollin dhe ra mbi të. Ai u transferua pastaj në një spital me fraktura të rënda të këmbëve.
Maiden, i cili ka punuar në filmat “V for Vendetta” dhe “World War Z”, pati disa operacione pas këtij incidenti.
Maiden tani këmbëngul se nuk ka marrë para të mjaftueshme nga kompensimi për dëmet që lidhen me punën dhe shpenzimet mjekësore që duhej të paguante.
“Ndjeva privilegjin të punoja në këtë film emocionues duke sakrifikuar jetën familjare”, tha ai për Daily Telegraph.
“Kam pasur një karrierë që kam punuar për shumë dekada, dhe pastaj vetëm në pak sekonda i ka shkatërruar të gjitha këto. Lëndimi ka kufizuar lëvizjen time dhe tani nuk jam në gjendje t’i marr gjërat ashtu sikur të mos kenë ndodhur fare”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/
Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshata...
Haziri: Gara e vërtetë në këto zgjedhje, mes Osmanit dhe Kur...
Airbus e Air France shpallen fajtore për tragjedinë me 228 v...
Bogujevci: 1.5 milion euro për restaurimin e Xhamisë `Mulla ...
Abdixhiku zotohet: Me LDK-në në Qeveri nuk do të ketë rritje...
Kurti diskuton me katër kongresistë amerikanë për rezolutën ...