Interpelanca për rastin e Astrit Dehari, është duke vazhduar me tensione mes deputetëve.
Në momentin kur ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha ka filluar t’i kundërpërgjigjet replikave të Albin Kurtit, se kjo e fundit do të duhej të shkarkohej nga posti që mban. Deputetët e VV-së kanë filluar të brohorasin duke e pamundësuar fjalimin e saj në Kuvend.
Pas kësaj situate Hoxha tentoi të vazhdojë fjalimin por kjo ishte e pamunduar për shkak të zhurmës së madhe që e shkaktonin deputetët. Të cilët, Hoxha i quajti instrumente të Rusisë.
Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Liburn Aliu ishte personi që nisi i pari përplasjen e parë me deputetët e Partisë Demorkatike të Kosovës.
Ai iu vërsul fizikisht deputetit të PDK-së, Memli Krasniqit, pasi ministrja e drejtësisë, Dhurata Hoxha, akuzoi VV-në se është duke përkrahur politikat ruse.
Kjo ka shtyrë deputetët e koalicionit qeverisës që ta marrin në mbrojte këtë të fundit.

Osmani uron Pavarësinë: Përkujtojmë ata që sakrifikuan gjith...
Ditëlindja e Kosovës: Bëhet ngritja solemne e flamurit
Edi Rama uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Sheshi “Skënderbeu” gati për marshin “Drejtësi, jo politikë”...
Moti sot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore
Pacolli uron Pavarësinë: Prania e drejtuesve të UÇK-së do ta...