Veseli-Kurtit: Politika juaj e pafytyrë e ka vrarë Astrit Deharin

17:12 | 16 Mars 2018
M. A.

Kuvendi i Kosovës është duke diskutuar për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka folur në cilësinë e deputetit duke ia drejtuar gishtit për vdekjen e Deharit, kreut të Vetëvendosjes Albin Kurtit.

Veseli ka thënë se politika e ka quar në vdekje Astrit Deharin duke shtuar se është një politikë e pafytyre që Albin kurti e ka promovuar.

“Nuk ka çmim, nuk ka mjet, nuk ka shpenzim, nuk ka vendin në të cilën nuk jemi të gatshëm më shku tek e vërteta. Ne të gjithë bashkërisht duhet të jemi të gatshëm me pranu rezultatin e hetimit ndërkombëtar. Për këtë punë nuk kemi pas nevoje  me u thellu në konflikte kaq shumë. Po mundohemi memanipulu për me fitu pushtetin. Pushteti nuk te duhet kur e humb etiken dhe qëllimin“, tha Veseli.

“Unë jam me u pajtuar me Albinin për një çështje. Për një dal që ka lindur në Zvicër është e vërtet që politika e ka quar në vdekje, por e kam frikën që është një politik që është e pafytyrë një politikë që veç pushteti e donë një politikë që je duke e promovuar vetëm ti Albin Kurti”, tha Veseli./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale