Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur në emër të grupit të tyre ku ka reaguar ashpër ndaj kritikës së deputetes së LDK-së, Besa Gaxherrit e cila i ka quajtur terrorist të cilët përdorën maska e molotov para selisë së tyre.
Me këtë rast, Konjufca ka reaguar duke i treguar Gaxherrit se është bërë pjesë e kapjes së institucioneve të vendit.
Ai ka thënë se deputetja në fjalë nuk po e din faktin se faktorët politikë kur donë me godit kundërshtarin politik përdorin mënyra ndër më të ndryshme.
“Ka qenë një proces gjyqësoë sa i përket terrorizmit ka qenë një aktivit i VV i akuzuar se ka pasur qëllim një atentat ndaj kryeministrit. Duhet mi tregu znj, Gaxheri se po flet për një gënjeshtër sikur të ishte një shtet i pavarur demokratik në Zvicër, këtu kur done një person me godit kundërshtarin politik s’ta merr menja çka bëjnë me mjerin e keni dërguar në burg e keni quajtur terrorist ka dashtë me vra kryeministrin e pastaj u liru pas 5 muajve”
“Ti je bo pjesë e këtij kapje të shtetit, shtoic propagandistike e këtij kur na quan terrorist që the kanë gjet maska e Molotov, këto nuk kanë lidhje me Vetëvendosjen, armët e policisë janë marrë dhe janë vërtetu aty armët të cilët nuk kanë qenë të asnjë prej aktivistëve të VV-së, ti Besë i ke shërbyer në mënyrë të paturpshme”, ka thënë Konjufca.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1724814930916925/
Nis aksioni i jashtëzakonshëm i inspektimeve në gjithë Kosov...
Videoja pak para sulmit në Turqi, publikohen pamjet nga sjel...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë
Klubi i njohur anglez synon ta emërojë Mourinhon si trajner ...
Haxhiu pret sot në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Pr...
Tre armë konfiskohen brenda dy ditësh në Ferizaj