Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është përfshirë në debatin për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, që po mbahet në Kuvendin e Kosovës. Ai i është drejtuar deputetëve që të mos e gjykojnë vdekjen e Deharit derisa të flas drejtësia.
“Duhet një dozë e kujdesit mos me i gjyku pa i gjyku drejtësia. Se nëse nuk është ajo që po e thuan atëherë jemi duke e bërë prap një krim”, tha Haradinaj.
Tutje ai ka përmendur edhe vëllaun e tij duke thënë se ka familjar të vrarë dhe se kur ndodhin këso rastesh vijnë shumë dyshime por sipas tij duhet lënë gjithmonë një dozë të kujdesit.
“Vëllau im se ka pas rastin me ju bë hetim ndërkombëtar. Unë dyshoj në disa adresa”, tha Haradinaj.
Ai shtoi se nëse po e quajmë një hetim ndërkombëtar a duhet mi besu dikujt. Nxjerrja e konkluzave para se të flas drejtësia nuk duhet të ndodhë.
“Po ju lus mos e qoni deri në fund, nëse dyshoj që dikush ka bë një punë nuk mundet me qenë pa e konstatu deri në fund”, tha Haradinaj.
Elijona shpërthen në lot, e merr malli për familjen
ShBA-ja ndjek cisternën e tretë të naftës të lidhur me Venez...
VV sot mban tubim në Podujevë, merr pjesë Kurti
Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macro...
I dyshuar për grabitje në Ohajo, një person tenton të qëlloj...
“T’kom djalë vallahi” – takim i veçantë i Kurtit me lo...