Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, ka folur për gjendjen në shëndetësi në Kuvendin e Kosovës. Ai ka replikuar me disa nga deputetët e Kuvendit rreth reformave.
Ismaili ka thënë se krijimi i Koncept-Dokumenteve nuk janë reforma për të cilat ka nevojë shëndetësia, pasi që me to është e mbushur ministria. Ai ka shtuar do të vazhdoj reformën e tij me qendër qytetarin, të siguroj barnat dhe materialin shpenzues, të ulë shpenzimet e qytetarëve dhe të krijoj shërbime të reja të cilat kanë munguar deri më sot.
“Reforma sipas jush nënkupton një dokument strategjik shumë të mirë, ta lëmë në raft, të vijmë këtu dhe të rrahim shuplakë, e qytetari përsëri të mos ketë barna, përsëri të mos ketë shërbim, përsëri të maltretohet nga barnatorja në barnatore, të maltretohet nëpër klinika. Më fal, nuk jam për këso reforma. Nuk jam”, ka thënë Ismaili duke shtuar.
“Nuk dua të bëjë reforma me dokumente që nuk i përdorim e qytetari jonë të kenë shpenzimet më të larta në rajon. Ju po më thuani që t’u bëjë një Koncept-Dokument, kurse nuk ke krijuar një sistem të qëndrueshëm të furnizimit me barna. Ministria e Shëndetësisë ka rënë në kolaps për shkak të mungesës së menaxhimit. Krejt dokumente e kam ministrinë, kurse ju, punëtorët shëndetësor nuk i keni materialet bazike. Për çfarë reforme po flasim këtu? Unë do të punoj për qytetarët deri të rregullojmë furnizimin stabil me barna, të krijomë shërbime të reja dhe të zbusim varfërimin e tyre si shkak i shpenzimeve në shëndetësi”, ka përfunduar ai.
Kurti pret sot në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Pré...
Konjufca pret sot homologun belg Prévot, pas takimit konfere...
Rama sot vizitë zyrtare në Itali, takohet me Melonin
Trump: Udhëheqësit e Libanit dhe Izraelit takohen sot për bi...
E enjtja me vranësira dhe reshje lokale shiu në orët e pasdi...
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...