Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u miratua shqyrtimi i propozim vendimit për aprovimin e raportit të vlerësimit të përshtatshmërisë së sistemit të financimit të komunave për vitin 2018.
Zëvendësministri Gashi ka thënë se raporti ofron rekomandime të përmirësimit të financimit të sistemit komunal, shkruan arbresh.info.
“Përshtatshmëria e sistemit të financimit komunal është vlerësuar duke matur kriteret bazë të përcaktuar me ligjin e financave duke ndarë grantet. Disa nga rekomandimet kanë të bëjnë me kërkesën për investime kapitale në nivelin lokal, po ashtu ndarjen e subvencioneve sipas numrit të banorëve”, ka thënë ai./arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë