Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i Bordit për Menaxhimin e Integruar në të cilët u diskutuan pikat sipas rendit të ditës.
Në këtë takim morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, zëvendësministrat, Isa Xhemajlaj, Milan Radjoevic, drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, drejtori për Kufi i Policisë së Kosovës, kolonel Shaban Guda dhe përfaqësues tjerë të agjencive dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Me këtë rast ministri Sefaj falënderoi anëtarët e bordit për punën e mirë që kanë bërë dhe për këtë theksoi do të kenë përkrahjen e tij sa i përket shtyrjes së politikave në kuadër të menaxhimit të integruar të kufirit të cilat dalin nga strategjia kombëtare e MIK-ut.
“Të gjithë së bashku duhet të shikojmë që në të ardhmen të krijohen programe të avancuara në bazë të koncepteve bashkëkohore për kontroll të kufirit si formë e avancuar e teknologjisë në mënyrë që të trupat e kontrollit fizik të orientohen në angazhime tjetra”, theksoi ministri Sefaj.
Njëra ndër pikat më të rëndësishme është vlerësimi i rolit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (QKMK) dhe për mënyrat se di të zgjidhen modalitet më të mira që ka ky koncept për ofrimin e sigurisë kufitare në Republikën e Kosovës.
Me ketë rast zëvendësministri, z.Isa Xhemajlaj theksoi se do të angazhohet konkretisht për të gjetur modalitetet më të mira sa i përket avancimit të rolit të QKMK-së, e cila ka një përgjegjësi të madhe në parandalimin e krimit në kufi dhe lehtësimin për qasje në të dhëna për agjencitë e zbatimit të ligjit./Arbresh.info
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...