Lionel Messi shkatërroi ëndrrën e Chelseas me paraqitjen e tij të mrekullueshme në ndeshjen që Barcelona siguroi kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Skuadra e Antonio Contes kishte besim në vete pas barazimit 1 me 1 në Stamfrod Bridge, transmeton portali arbresh.info. Por, Messi i la të tronditur “Blutë” me një gol sensacional në minutën e 3′ të ndeshjes kthyese.
Argjentinasi pranoi topin nga Luis Suarez para se t’i fuste ndërmjet këmbëve atë portierit Thibaut Courtois duke zhbllokuar menjëherë ndeshjen në Camp Nou.
Messi më pas kontribuoi me një asistim në golin e Ousmane Dembeles disa minuta më vonë para se të shënonte golin e dytë personal kundër kampionit në fuqi të Anglisë në minutën e 63′ të fraksionit të dytë.

Goli i parë nga 30-vjeçari ishte goli i tij i 99-të në Ligë të Kampionëve, ndërsa goli i shënuar në pjesën e dytë ishte goli i 100-të në kompeticonin kryesor të Evropës.
Reagimi i shkëlqyer i Rio Ferdinand nga studio e ‘BT Sport’ në një formë tregon se si ishin duke u ndierë të gjithë njerëzit brenda në Camp Nou./arbresh.info/
Shikoni këtë moment në videon më poshtë:
https://instagram.com/p/BgUXnBFl95T/
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...
Aksion antidrogë në Gjakovë, arrestohen katër persona – konf...
OEAK: Gazi natyror amerikan, prioritet strategjik për Kosovë...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...