Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka nisur shitja e biletave për dy ndeshjet miqësore të Kombëtares ndaj Madagaskarit dhe Burkina Fasos
Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë këtij muaji në Francë. Më 24 mars, Kosova do të luajë kundër Madagaskarit, derisa më 27 mars do të ballafaqohet me Burkina Fason.
Të dyja ndeshjet zhvillohen në Francoville, 20 km afër Parisit, në stadiumin “Stade Municipal Jean Rolland”, që ka kapacitet prej 3.000 ulëseve dhe fillojnë në orën 19:00.
Interesimi për këto dy ndeshje nga bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Francë dhe vendet tjera evropiane pritet të jetë i madh.
Organizatorët e kësaj ndeshje tashmë kanë vendosur në shitje biletat e këtyre dy ndeshjeve dhe të gjithë të interesuarit ato mund t’i blejnë online në linkun www.mybootika.com
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00
Konjufca pranon raportin e BE-së për zgjedhjet