Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë këtij muaji në Francë.
Më 24 mars, Kosova do të luajë kundër Madagaskarit, derisa më 27 mars do të ballafaqohet me Burkina Fason.
Të dyja ndeshjet zhvillohen në Francoville, 20 km afër Parisit, në stadiumin “Stade Municipal Jean Rolland”, që ka kapacitet prej 3.000 ulëseve dhe fillojnë në orën 19:00.
Interesimi për këto dy ndeshje nga bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Francë dhe vendet tjera evropiane pritet të jetë i madh, njofton FFK.
Organizatorët e kësaj ndeshje tashmë kanë vendosur në shitje biletat e këtyre dy ndeshjeve dhe të gjithë të interesuarit ato mund t’i blejnë online në linkun www.mybootika.com
Kuvendi thërret sonte seancë për zgjedhjen e presidentit, ka...
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime