Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim ministren e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Marija Pejqinoviq – Buriq, me të cilën bisedoi për zhvillimet në vend e rajon, bashkëpunimin midis dy shteteve dhe mundësinë e zgjerimit të mëtejmë të tij.
Kryeparlamentari Veseli vlerësoi lart marrëdhëniet politike e diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Kroacisë, por konsideroi se ka ende hapësira për rritjen e këtij bashkëpunimi.
Kryeparlamentari kosovar e konsideroi shumë të vyer dhe të rëndësishme për Kosovën përvojën kroate në rrugën e integrimeve evropiane, ndërsa Kroacinë model të zhvillimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik.zagreb,
Ai kërkoi nga kryediplomatja kroate që Zagrebi zyrtar të vazhdojë të jetë, sikur deri më tani, një zë përkrahës i Kosovës në institucioneve ndërkombëtare, në të cilat vendi ynë aspiron të anëtarësohet. Krahas fushës politike, kryetari Veseli e konsideroi mjaft të rëndësishme për Kosovën zgjerimin e bashkëpunimin në rrafshin ekonomik, duke parë te Kroacia një model të suksesshëm zhvillimi e bashkëpunimi.
Ministrja e Jashtme kroate, Pejqinoviq – Buriq, nga ana e saj, garantoi vazhdimin e mbështetjes së Kroacisë për Kosovën në të gjithë mekanizmat relevantë ndërkombëtarë, duke i dhënë një shtytje të fuqishme iniciativave të cilat e forcojnë subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...