Nike është e gatshme për t’i ndihmuar Real Madridin në financimin e transferimit të Neymar.
Real Madridi aktualisht si sponsor ka kompaninë Adidas deri në vitin 2020 dhe nga kjo marrëveshje siguron vetëm 40 milionë euro në vit, një sasi e vogël për një klub gjigant, transmeton portali arbresh.info.
Siç raporton ‘AS’, Real Madridi mund të ndërpres kontratën e tyre me kompaninë Adidas gjatë verës për shkak se Nike është e gatshme për t’i ofruar një shumë vjetore prej 105-155 milionë euro.
Kjo tarifë nuk përfshin ofertën e tyre për t’i ndihmuar klubit në transferimit e Neymarit.
Ylli brazilian ka qenë duke u përfolur për kalim te ‘Los Blancos’ qysh pas largimit gjatë verës së kaluar nga Barcelona për transferim te Paris Saint Germain./arbresh.info/
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...