Barcelona duket se tashmë ka siguruar transferimin e Antoine Griezmann.
Gjiganti katalunas besohet se ka arritur të bind sulmuesin t’i bashkohet atyre në Camp Nou gjatë verës për shkak se reprezentuesi francez mësohet se ka refuzuar një kontratë të re të shtruar së fundmi nga Atletico Madridi, raporton ‘Le 10 Sport’, transmeton portali arbresh.info.

26-vjeçari tashmë ka vendosur zemrën e tij te Barcelona dhe madje as një përpjekje nga skuadra e tij aktuale për t’i ofruar atij kushte të reja nuk ka arritur për t’ia ndryshuar mendjen.
Klubi katalunas duhet të paguaj klauzolën e tij prej 100 milionë euro në rast se transferimi ndodhë gjatë verës.
Raporte të ndryshme nga Spanja pretendojnë gjithashtu se lojtari dhe klubi tashmë kanë arritur një marrëveshje./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?