Mesfushori i Chelsea, N’Golo Kante, është duke u kërkuar nga gjiganti francez, Paris Saint-Germain.
Kante është synimi kryesor i Paris Saint Germain, gjatë verës për mesfushën, pasi mendohet se si zëvendësues i Thiago Mottas.
26 vjeçari është rritur shumë si lojtar që kur u transferua te Chelsea për 40 milionë euro nga Leicester City, dhe tashmë ka zgjuar interesimin e shumë klubeve Evropiane.
PSG është më e interesuara në francezin dhe sipas “The Sun”, Kante mund të joshet nga oferta e klubit francez pasi dëshiron të kthehet në vendlindje.
Kante ka bërë 36 paraqitje këtë edicion, teksa ka realizuar edhe një gol. /arbresh.info/
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos
Rama: Në Prishtinë kemi krijuar një koalicion të gjerë për p...
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...