400 mijë euro borxh i kanë Ujësjellësit Rajonal Prishtina 325 shtëpi të fshatit Uglar që ndodhet pranë Fushë Kosovës, por i përket Komunës së Graçanicës.
Ujësjellësi përmes një komunikate për media thotë se e nisi vitin 2018 me moton “Të gjithë në aksion”, ku synon ndëshkimin e konsumatorëve borxhlinj.
Si masë e parë ndëshkuese, është shkyçja nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, pasuar nga ndëshkime të tjera. 50 ekipe për shkyqje i ka shpërndarë ujësjellësi në 8 komunat në të cilat operon si Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Podujeva, Shtimja, Drenasi, Lipjani dhe Graçanica, me fshatra përreth.
“Brenda dy muajve janë aplikuar mbi 350 shkyçje individuale nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, janë vizituar mbi 1500 konsumatorë borxhlinj dhe mbi 600 lëndë janë dërguar te përmbaruesit privat”, thuhet në komunikatën e ujësjellësit.
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...