Shpend Ahmeti komenton intervistën e Presidentes në ZDF

20:09 | 25 Korrik 2015
M. A.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti është përfshirë në debatin rreth intervistës së Presidentes në televizionin gjerman ZDF. Ai thotë se duke folur për këtë temë, Kosova po vazhdon të ketë korrupsion e varfëri.

Më poshtë mund të lexoni postimin e Ahmetit.

Kosova duhet me lëviz prej komplekseve të imazhit. Edhe sot, më shumë po diskutohet për faktin se si na “bani me u duk” presidentja se sa për problemin real të largimit të rinisë, temë për të cilën është ftuar.

Kosova ështê pranuesja më e madhe e ndihmave evropiane për kokë banori, pra nuk ka shtet tjetër që ka pranuar më shumë. Mirëpo, fakt më i madh është që pjesa më e madhe e këtyre parave është kthyer prapa sepse ka qenë asistencë teknike. Pra nga ato tre miliardë, nje pjesë e vogël ka shkuar në qeraja, restorante e staf lokal, e pjesa më e madhe në rroga të konsulentëve.

Edhe sot, EULEX kushton 1 milion euro në ditë, e ajo numërohet si ndihmë për Kosovën, por pjesa më e madhe e milionshit shkon për gjykatësit ndërkombëtarë. E tash, prej vitit 2008 i bjen gati 8 vite EULEX, ose rreth 2 MILIARDË euro “ndihmë” për Kosovën. Në fakt pjesa më e madhe për gjykatêsit e huaj.

Pyetja e gazetarit është shumë e saktë. Vetëm për EULEXin, 2 miliardë euro në tetë vitet e fundit edhe rinia e Kosovës ende po ik për Gjërmani. A thua pse?

Por këtë pyetje, ZDF duhet me ja shtru qeverisë së Gjërmanisë. Pse qeveria gjërmane pas gjithë këtyre parave nuk e pranon që duhet qasje tjetër në Kosovë. Jo më me EULEXa por me fuqizim të gjyqësorit vendor, jo më me asistencë teknike por me investime ne industri e prodhim, jo më me përkrahje të politikanëve servil por të atyre që do të luftojnë korrupcionin.

Duke menduar për imazhin se si ështe duk presidentja, po vazhdojme me korrupcion, papunësi e varfëri.

 

Shpërndaje në rrjete sociale