Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, i ka dërguar një letër homologut të tij serb, Aleksander Vuçiq, me anë të së cilës “e ka përgëzuar kryeministrin serb për punën e tij të mirë që ka bërë ai në udhëheqjen e qeverisë dhe përpjekjet për përmirësimin e raporteve ndër fqinjësore në Ballkanin Perëndimor.
Letra e Cameron-it iu dërgua Vuciq-it përmes ambasadorit britanik në Serbi, Dennis Keefe, raporton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.
“Kryeministri britanik ka mirëpritur angazhimin e madh që Vuçiq po tregon në përmirësimin e raporteve fqinjësore, në dialog me Prishtinën dhe guximin e tij për të marr pjesë në përkujtimin e viktimave të Srebrenicës”, shkruan Tanjug.
“Edhe Vuçiq ka falënderuar nderimin që i është bërë me anë të kësaj letre, duke thënë se reformat për zbutjen e papunësisë që ka ndërmarrë Cameron në Britani do t’i hynin në punë shumë edhe Serbisë”.
Vuçiq tha se po llogaritë në ekspertizën e britanikëve për ta ndihmuar vendin e tij.
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...
AUV ndalon importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të t...
Autobusi bie në lumë, të paktën 10 të vdekur në Nepal
Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbash...