E mori lopën e ngordhur dhe e shiti për mish. Për këtë rast kasapi nga Gjilani, A.Rashiti do të vuajë masën e arrestit shtëpiak prej një muaji. Bashkë me të, dënimin e njëjtë, do ta vuajë edhe pronari i gjedhit, A.Maliqi nga fshati Busavatë i Kamenicës, pasi që e kishte hedhur lopën e ngordhur në përrua. Për këtë punë policia dhe prokuroria e shteti po i vazhdojnë hetimet, shkruan Gazeta Express.
Një ngjarje e pazakontë dhe kriminale të martën që po e lemë pas ka ndodhur në fshatin Busavatë të Komunës së Kamenicës. Një lopë e ngordhur të cilën pronari e ka hedhur në përrua, është marrë nga një kasap, i cili mishin e saj e ka nxjerrë në shitje. Gjithçka filloi kur kasapi i kërkoi një fshatari t’ia shiste lopën e sëmurë, ndërsa pronari, sipas njoftimeve të deritashme, kishte refuzuar ta shesë kafshën e sëmurë. Me rastin po merret edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës. Express ju sjell detaje nga kjo ngjarje morbide.
Për këtë rast Gjykata Themelore e Gjilanit, u ka shqiptuar dy personave, pronarit të lopës, dhe kasapit, një muaj arrest shtëpiak. Kështu ka thënë për Express, zëdhënësi në policinë e Kosovës nga rajoni i Gjilanit, Ismet Hashani.
“Gjykatësi i procedurës paraprake ka urdhëruar që ndaj dy personave të lartcekur të caktohet arrest shtëpiak prej një muaji”, ka thënë për Express të dielën Ismet Hashani nga policia e Kosovës.
Sipas tij, hetimet për këtë punë nuk kanë përfunduar ende. Tash prokuroria bashkë me policinë po punojnë në gjetjen e provave të tjera që ndërlidhen me këtë rast.
“Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorin janë duke i vazhduar hetimet për këtë çështje”, ka deklaruar Hashani.
Për këtë çështje është alarmuar edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Nga ky institucion deklarojnë se me datë 06.03.2018 rreth orës 11:30 janë njoftuar nga Policia e Komunës së Kamenicës se një fermer nga fshati Busavatë ka pasur një ngordhje të një kafshe, lloji gjedh (lopë) të cilën e ka hedhur në fushë (ambient te hapur) në dalje te fshatit Busavatë. Sipas informatës është dyshuar se kafsha e ngordhur është marrë nga një kasap i cili banon në një lagje ne Gjilan. AUV thotë se e ka inspektuar lokacionin dhe aty janë gjetur mjete pune për therje dhe se në atë objekt kryhen therje ilegal.
Ndëkorhë kishte qenë vet pronari i lopës, A.Maliqi nga fshati Busavatë ai i cili e kishte paraqitur rastin në stacionin policor në Kamenicë. Maliqi ka deklaruar në polici se një kasap nga Kamenica e ka marrë mishin e lopës së ngordhur, të cilën ky e kishte hedhur në përrua, për ta nxjerrë në shitje mishin e saj.
E gjithë ngjarja ka filluar kur në shtëpinë e pronarit të lopës kishte shkuar një kasap nga Kamenica, A. Rashiti, duke shprehur interesim për blerjen e lopës. Pronari A. Maliqi nuk ia kishte shitur me arsyetimin se lopa është e sëmurë dhe nuk bën të përdoret për konsum mishi i saj.
Lopa e A. Maliqit kishte ngordhur dy ditë pas ofertës së kasapit për ta blerë. Pronari me një traktor nga shtëpia e tij e kishte dërguar kafshën e ngordhur në një përrua.
Por, A. Maliqi u shokua kur pas dy ditësh në përroin e fshatit Busavatë i pa vetëm lëkurën dhe eshtrat e lopës. Ai thotë se lopën e ngordhur e ka marrë kasapi dhe mishin e saj e ka nxjerrë në shtije. Për këtë rast menjëherë pronari ka shkuar në stacionin policor dhe e ka paraqitur rastin.
Të dy këta eprsona po akuzohen se kanë kryer veprat penale të hedhjes së produkteve të dëmshme në vende joadekuate, si dhe vënien dhe qarkullimin e produkteve të dëmshme për konsum për qytetarët.
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League