Trashëgimtari shpirtëror i ikonës F1, do të jetë makina më e shpejtë që McLaren ka prodhuar ndonjëherë, pasi do të arrijë mbi 390 kilometra në orë
McLaren ka lëshuar disa lajme bombastike në Geneva Motor Show 2018, sa i përket lansimit të hiper-makinave, kur zbuloi modelin Senna dhe binjakun e tij të vetëm, por për pista të garave Senna GTR, transmeton Telegrafi. Krahas këtyre modeleve që i përkasin kategorisë Ultimate Series, brenda gjashtë viteve që vijnë, prodhuesi britanik do t’i lansojë P1 dhe P1 GTR. Gjatë një aktiviteti privat në panairin e Gjenevës, zyrtarë nga McLaren kanë treguar për Hyper-GT, që do të zgjerojë edhe më tutje grupin e Ultimate Series.
Modeli i ri “do të tejkalojë shpejtësinë prej 390 kilometrave në orë”, që është maksimumi të cilin e kapë F1. Sikurse Senna, kjo veturë pritet ta ketë një emër dhe jo vetëm nomenklaturën alfabetike, së bashku me shpejtësinë maksimale. Pos që do të jetë McLaren më i shpejtë ndonjëherë, fuqitë do t’i vijnë nga motori hibrid me rrymë dhe gaz, i huazuar nga P1.
Makina më e re nga Ultimate Series, do të jetë edhe më luksozi që kompania ka prodhuar ndonjëherë. Njëjtë sikurse ikona F1, enterieri me tri ulëse i rritë fuqinë manovruese vozitësit. Sikurse F1 që ishte e limituar në 106 njësi, me çmim prej 1.8 milionë eurove pa taksa, njëjtë pritet të ndodhë edhe me këtë hiper-veturë. /Telegrafi/






Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...