Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se Sekretari Tillerson anulloi pjesëmarrjen në aktivitetet e planifikuara të shtunë Kenia.
Zëdhënësi Steve Goldstein, i cili shoqëron Sekretarin Tillerson në Kenia, njoftoi se “Sekretari i Shtetit nuk ndjehet mirë pas dy ditësh të gjata pune dhe një sërë çështjesh madhore në atdhe, si Koreja e Veriut”.
Zoti Goldstein shtoi se aktivitetet do të zhvillohen megjithë mungesën e Sekretarit Tillerson dhe se pritej që të rifillonte axhenda e planifikuar e punës për ditën e nesërme.
Sekretari Tillerson ndodhet në Kenia si pjesë e një udhëtimi në pesë vende të Afrikës që filloi më herët gjatë kësaj jave me një vizitë në Etiopi./VoA/
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi