Në qarqet diplomatike të BE-së, qëndrimin e ministrit serb të Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare ” po e gënjen Beogradin” dhe se “ajo e do njohjen e jo kompromisin për Kosovë, për agjencinë serbe të lajmeve tanjug është komentuar me konstatimin se gjërat nuk funksionojnë ashtu” dhe se nuk komentojnë deklaratat individuale të secili.
“Njohja nuk është diçka si çështje e BE-së. Ne insistojmë që në normalizimin e marrëdhënieve të punojnë edhe njëra e edhe pala tjetër, ndërsa në vetë BE-në ne kemi pesë anëtare që s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, nga të cilat njëra tekstualisht është kundër”, citohet të jenë thënë nga qarqe diplomatike të institucioneve të BE-së në Bruksel.
“Nuk ekziston paraprakisht dokumenti i përgatitur”, thonë diplomatë evropianë dhe theksojnë se deri te zgjidhja për normalizim të gjithanshëm të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës duhet arritur përmes bisedave reciproke ndërmjet dy palëve.
Në BE insistohet se marrëveshja detyruese juridike për normalizimin e gjithanshëm është kusht i domosdoshëm, por edhe çështje kompromisi e të dy palëve e jo dokument paraprakisht i përgatitur.
Ajo marrëveshje duhet të jetë rezultat i ujdisë së dy palëve e jo diçka që ne do ta vëmë në tavolinë sipas parimit merre ose leje, përcjell tanjug të kenë thënë burime europiane të përfshira në procesin e dialogut Beograd – Prishtinë./Koha.net/
Rolls‑Royce Phantom i rrallë zbukurohet me laser
Cila është temperatura ideale në shtëpi për të qenë të shënd...
Doktori zbulon se kur duhet ta pini kafenë e fundit nëse don...
Ushqimet që duhet të hani nëse dëshironi lëkurë të shëndetës...
Kusari Lila pranon detyrën e ministres
43-vjeçari gjendet pa shenja jete në Llapçevë të Malishevës