Trajneri Ernesto Valverde ka konfirmuar se Andres Iniesta vazhdon të jetë në dyshime për ndeshjen kthyese të Barcelonës në UEFA Ligë të Kampionëve kundër Chelseas.
Kapiteni i Barcelonës është detyruar të largohet nga fusha në pjesën e parë të fitores 1 me 0 të dielën në La Liga kundër Atletico Madrid për shkak të një lëndimi në kofshë të këmbës, transmeton portali arbresh.info.
Iniesta pritet të mungoj në ndeshjen e Barcelonës kundër Malagas të shtunën, por Valverde nuk është i sigurt nëse mesfushori do të jetë në dispozicion për përballjen në kuadër të xhiros së 1/8-së kundër Chelseas.
“Ai është duke u stërvitur i vetëm për momentin”, ka thënë Valverde në konferencën e sotme (e premte) për shtyp. “Sigurisht, ne nuk dëshirojmë t’i përshpejtojmë gjërat, është ende shumë herët për të thënë nëse ai do të jetë në dispozicion për javën e ardhshme”

“Ne kemi lojtarë të ngjashëm, edhe pse ai është i veçantë. Ne jemi lojtarë me profil të ngjashëm si Denis Suarez, Philippe Coutinho, madje edhe Andre Gomes”
“Karakteristikat e tyre janë të krahasueshme dhe ata mund të jenë në pozitën e Iniestas”
Ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Chelseas zhvillohet të mërkurën e javës së ardhshme në Camp Nou duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...