Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi nuk precizon se cilët do të jenë hapat e ardhshëm në lidhje me Ligjin e gjuhëve, por vetë tha se do të jenë në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.
“Në lidhje me këtë çështje, kryetari i Kuvendit nuk ka plane A, B, C dhe D, por ai para vete ka Kushtetutën dhe Rregulloren për punën e Kuvendit dhe kjo do të thotë se të gjitha hapat janë rregulluar atje. Kryetari nuk ka asnjë përgjigje, por zbaton Kushtetutën dhe Rregulloren”, tha Xhaferi gjatë vizitës së sotme në Komunën e Tetovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa kryetarja e Tetovës Teuta Arifi, tha se nuk ka asnjë problem dhe pengesë që ligji edhe një herë të votohet si në të kaluarën. Sipas saj, nuk ka nevojë për konsenzus të zgjeruar.
Ajo tha se nuk ka krizë në koalicionin qeveritar, ndërsa sa i përket mbledhjeve dhe bashkëpunimit ndërpartiak, ajo tha se BDI-ja çdo herë ka qenë e hapur për këtë.
Konfirmohet viktima e tretë nga Kosova në aksidentin tragjik...
Të shtëna me armë në një bazë ajrore në New Mexico, një vikt...
Vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, ish-i dashuri rrëf...
SHBA-të lëshojnë bomba të fuqishme në bazat raketore të Iran...
Vazhdon gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë
Sot në Pejë vihet gurthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos, ...