Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka shpërndarë mirënjohje për disa nga doktoreshat dhe infermieret më të dalluara, duke shtuar se ndjehet krenar se udhëheq një institucion ku përqindja më e madhe e të punësuarve janë gra, njofton Klan Kosova.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, sot u shpërndava mirënjohje dhjetë doktoreshave dhe infermiereve të SHSKUK-së, për kontributin e jashtëzakonshëm shumëvjeçar dhe për punën e palodhshme profesionale”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e tij në Facebook.
“Jam krenar që udhëheq një sektor ku femra është bartëse e institucioneve mjekësore, me mbi 65 për qind të stafit”.
“Kjo festë na jep obligim që të mos harrojmë se barazia gjinore është parakusht për demokraci dhe zhvillim. Unë do të bëj gjithçka që është në dorën time për të lehtësuar sfidat që i keni në punën tuaj”.

Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...