Në ditën ndërkombëtare të gruas grupi prej katër vajzave Haveit ka vendosur billborde nëpër kryeqytet me emrat e grave të vrara nga bashkëshortët, shkruan portali arbresh.info
Ato kanë treguar që inspirimin e kanë marrë nga filmi “Three billboards outside Ebbing, Missouri”.
Në këto billborde janë emrat e Diana Kastratit, Zejnepe Bytyqit dhe një tjetër thotë “Edhe sa thirrje të humbura”.

Janë bërë thuajse pesë vjet që kur Diana Kastrati u vra në pikë të ditës disa metra larg shtëpisë së saj, dhe i dyshuari për vrasjen e saj, ish-bashkëshorti Adnan Jashari ende nuk është kapur nga organet e ndjekjes dhe drejtësisë kosovare.

Zejnepe Bytyqi Berisha është viktimë e dhunës në familje, e vrarë nga bashkëshorti i saj. Me 10 goditje thike, ajo vdiq në dhimbje e terror.

Filmi është bazuar në ngjarje të vërtetë të familjes Fulton nga qyteza Vidor në Teksas, e cila vendos billborde të tilla që nga vitit 1991, kur iu është vrarë vajza Kathy Page./Arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...