Ceremonia BRIT Awards 2018, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të muzikës në Britani dhe në botë e cila vlerëson artistët më të suksesshëm, u mbajt më 21 shkurt në Londër dhe këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa ka qenë ylli i mbrëmjes së BRIT Awards 2018, si për nga nominimet, ashtu edhe nga çmimet e fituara.
Dua Lipa ishte e nominuar në 5 kategori, duke u bërë artistja më e nominuar në historinë e BRITs, ndërkaq fitoi edhe dy çmime “British Female Solo Artist”, ku në këtë kategori përveç Duas, të nominuara ishin Paloma Faith, Jessie Ware, Kate Tempest dhe Laura Marling.
Çmimi i dytë për Duan në BRIT Award 2018 është “British Breakthrough Act” apo “Artistja më e mirë depërtuese për muzikë” në Britani.
Ndërkaq sot më 8 mars “Ditën Ndërkombëtare të gruas” faqja zyrtare e BRITs thotë se duhet ta nisni pikërisht me Dua Lipën dhe fjalimin e saj pasi pranoi çmimin “British Female Solo Artist”, në Brit Awards.
“Filloni Ditën Ndërkombëtare të Gruas me Dua Lipën “Best British” të BRIT Awards dhe fjalimin e saj domethënës. Kjo është një fitore për Duan dhe një fitore për fuqinë e vajzave”, shkruhet kështu në faqen zyrtare të BRITs.
“Unë dua të falënderoj çdo femër të vetme që ka qenë në këtë skenë para meje. Jo vetëm vajzat në industrinë e muzikës, por vajzat në shoqëri. Në këtë vend duhet të frymëzohen nga femrat e të na lejojnë për të ëndërruar gjëra të madhe”, kishte thënë Dua Lipa në fjalimin e saj. /radioplus/
Ky është fjalimi i Dua Lipës në BRITs:
Omani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gji...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...