Zëvendëskryeministri i parë, njëherit ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka uruar 8 marsin.
Pacolli përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka shkruar se sakrifica dhe mundi i nënave , grave dhe motrave tona është i jashtëzakonshëm, shkruan arbresh.info.
Postimi i tij i plotë në facebook:
“Sot është 8 Marsi, dita e gruas.
Një nga ditët më me rëndësi të vitit. Çfarë do që kam bërë në jetë, unë gjithmonë them se nëna ime ka bërë edhe më shumë se unë.
Sakrifica dhe mundi i nënave, grave dhe motrave tona është i jashtëzakonshëm.
Nuk krahasohet me asgjë.
Jam i lumtur që gruaja sot është më e lirë se kurrë, por vazhdimisht duhet punuar edhe më shumë në këtë drejtim.
Gëzuar 8 Marsin,
nëna, gra dhe motra,
kudo që jeni”, ka shkruar Pacolli në facebook./arbresh.info/
Kryeziu: 109 të ndaluar si të dyshuar për keqpërdorim të vot...
Kurti takohet me këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Star...
Hamza i shkon në zyre Ramiz Lladrovcit, flasin për zhvillime...
Arrestohet i afërmi i Fetah Paqarizit, dyshohet për presion ...
Mbeturinat pushtojnë rrugën ‘Goleška’ në Graçanicë – banorët...
Organizata që e organizoi ligjëratën rreth Speciales thotë s...