Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Ambasada e Francës organizojnë një forumin të nivelit të lartë me temë të drejtat pronësore të grave.
Folës do të jenë Presidenti Hashim Thaçi, Ambasadori i Francës Didier Chabert, Shefi i Misionit të OSBE-së, Ambasadori Jan Braathu, Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, si dhe Kryetarja e Komisionit të Kuvendit për të Drejta të njeriut, barazi gjinore, persona të pagjetur dhe peticione, Duda Balje.
Pjesëmarrësit do të mund ta dëgjojnë rrëfimin e një gruaje nga Kosova e cila, bashkë me motrat e saj, zgjodhi të luftojë për trashëgiminë e tyre në vend se të heqin dorë nga ajo në dobi të kushërinjve burra, dhe e fituan rastin.
Forumi do të trajtojë edhe mënyrat praktike të përmirësimit të të drejtave pronësore të gruas, si dhe rritjen e vetëdijesimit për sfidat me të cilat përballen gratë në ushtrimin e kësaj të drejte.
Mot i paqëndrueshëm në Kosovë
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...