Bleona Qereti ishte pjesë e yjeve që parakaluan në tepihun e kuq të ndarjes së çmimeve “Oscars”.
Fustani i tejdukshëm i Bleonës i cili i zbulonte gjoksin dhe pjesën më të madhe të trupit të këngëtares mori shumë vëmendje, shkruan arbresh.info.
Por, përkundër kritikave të shumta duket se dukja e Bleonës në mbrëmjes e së dielës ka marrë pëlqimin e një aktoreje me famë botërore.
Ishte aktorja Barabara Streisand, ajo që ka pëlqyer dukjen e këngëtares shqiptare e cila edhe ka bërë ‘Like’ foton në faqen zyrtare të Bleonës.
Ky fakt e ka gëzuar Bleonën e cila është shprehur mjaft e lumtur.
“Barbara Streisand ti je idhulli im. S’mund ta besoj që të ka pëlqyer dukja ime!! Të adhuroj pafund” ka shkruar Bleona në postim.
Ndryshe, Bleona ka paralajmëruar këngën e re ‘Wicked Love’ e cila prite të publikohet sot./Arbresh.info/

SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz