Kontraceptivët e marrë nga goja kanë qenë makth ose shpëtim për gjithë vajzat që i kanë përdorur (dhe vazhdojnë ta bëjnë).
Së pari, kjo teknikë ka qenë shpëtimtare për të gjitha ato që kanë dashur të shmangin shtatzënitë e padëshiruara, por nga ana tjetër ato gjithnjë janë vënë përpara dilemës nëse këto kontraceptivë arrijnë t’i dëmtojnë organizmin ose jo.
Kjo sepse edhe vetë mjekët ndahen në dy kampe: ata që vërtetojnë se kontraceptivët nuk bëjnë dëm, ndërkohë që ka edhe nga ata të cilët shprehen se asnjëherë nuk mund të flasim me siguri absolute lidhur me çka i shkakton trupit përdorimi konstant i tyre.
Por duket se tashmë me avancimin e teknologjisë, të gjitha këto dilema do të zhduken, pasi një aplikacion që shkarkohet në telefonat tuaj celularë mund të jetë shpëtimtari i këtij shekulli.
Aplikacioni quhet “Natural Cycle” dhe ju mund ta shkarkoni falas në celuar.
Aty do të mund të realizoni një kalendar përkatës, duke shënuar për çdo ditë temperaturën e trupit dhe datat e ciklit menstrual.
Për 2 muaj, aplikacioni do të ketë mundësi që më anë matematikore të kuptojë organizmin tuaj dhe balancin hormonal, çka do të bëjë që në muajt në vazhdim t’ju tregojë se në cilat ditë jeni të lirë të kryeni marrëdhënie seksuale pa u shqetësuar dhe kur duhet të përdorni mbrojtje.
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...
Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Per...
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtje...
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër