Lionel Messi është afër një tjetër momenti historik në karrierën e tij të shkëlqyer.
Pasi shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë në barazimin e Barcelonës kundër Las Palmas të enjten, argjentinasi arriti 599 gola në karrierë, transmeton portali arbresh.info.
Me 538 gola për Barcelonën dhe 61 për vendin e tij, atij i duhet vetëm edhe një gol për të arritur shifrën prej 600 golave.

Lideri në ligën spanjolle do të përballet me Atletico Madridin në një super ndeshje për krye të La Ligas, ndërkohë që vizitorët janë në dijeni që fitorja do t’i mbyll diferencën me pikë në vetëm dy.
Dhe, Messi ka historinë nga ana e tij nëse ai arrin atë shifër në Camp Nou të dielën.
30-vjeçari ka gjetur portën 27 herë brenda 34 ndeshjeve kundër skuadrës së Diego Simeones.
Rekordi i jashtëzakonshëm i sulmuesit argjentinas do të bëjë që ai t’i bashkohet rivalit në Real Madrid, Cristiano Ronaldos, me 600 gola në nivelin me klub dhe atë ndërkombëtar./arbresh.info/
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli