Daniel Apostoloski nga OBRM-PDUKM sot në konferencë për shtyp kërkoi nga LSDM dhe Ministria e Punëve të Brendshme që të zbardhin rastet ku qytetarët përmes vjedhjeve, vrasjeve dhe dhunës kanë qenë të rrezikuar.
“Siguria në shtet është e rrezikshme. Me venime të LSDM-së mijëra kriminel u amnistuan dhe i liruan. Qytetarët çdo ditë janë viktima të vjedhjeve, tentimvrasjeve, vrasjeve dhe dhunës të cilat kalojnë pa u dënuar”, tha Apostoloski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se në vend që funksionarët e LSDM-së të bëjnë plan se si policia të kundërshtojë krimin, ata mundohen ta bindin zyrtaren policore se nuk është sulmuar nga përfaqësues partiak.
Apostoloski më tej tha se në vend po lulëzon krimi, vjedhjet dhe dhuna, ndërsa akuzoi ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, se nuk po ndërmerr asgjë./Telegrafi/
Zvicra drejt zgjatjes së misionit të saj ushtarak në Kosovë ...
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri