Mijëra sllovakë po mbajnë vigjilje proteste mbarëkombëtare në kujtim të një gazetari dhe të fejuarës së tij, të cilët u vranë të dielën e kaluar.
Jan Kuciak, i cili po shkruante një artikull mbi akuzat për korrupsion, dhe Martina Kusnirova u vranë në shtëpinë e tyre në lindje të kryeqytetit Bratislavë, transmeton portali arbresh.info

Marshuesit në 25 qytete kërkuan një fund të ndikimit mafioz, duke thënë se një sulm ndaj gazetarëve ishte një sulm ndaj të gjithëve.
Shtatë persona janë arrestuar në lidhje me vrasjet.

Kuciak, 27 vjeç, po hetonte lidhje të dyshuara të mafias midis biznesmenëve italianë në Sllovaki.
Ai u vra para se të mbaronte artikullin, por u botua pas vdekjes./Arbresh.info/
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...