Tre persona janë arrestuar në policia në Londër, pasi dyshohen si autorë të vrasjes së shtetasit shqiptar Jozef Boçi, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë në spital.
Në pranga është vënë O. Oniyitan, 20-vjeçar, i cili dyshohet si autor, ndërsa janë arrestuar edhe I. James 21-vjeçar dhe D. Brown 29-vjeçar, të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë, shkruajnë mediat shqiptare.
Tre të rinjtë e arrestuar akuzohen se dhunuan javën e kaluar shqiptarin në zonën Greenwich, duke e goditur me sende të forta në kokë dhe pjesë e tjera të trupit.
30-vjeçari shqiptar u dërgua në spital, ku nuk mundi të rezistonte plagëve të marrë, duke ndërruar jetë më 23 shkurt./albinfo.ch./
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë