Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur fjalë të mëdha për zëvendësin e tij, Behgjet Pacollin, pas takimit që kishin pasur sot të dytë në zyrën e kreut të ekzekutivit, shkruan arbresh.info.
Haradinaj përmes një statusi në profilin e tij në facbook, ka shkruar se Pacolli është bashkëpunëtor energjik, duke shtuar se edhe vizionet i kanë të përbashkëta.
Ky është statusi i tij i plotë në facebook:
“Mëngjesin e sotëm, me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacollin, zhvilluam një takim përmbajtjesor pune. Është kënaqësi të kesh bashkëpunëtor energjik, me të cilin ndajmë vizionin e përbashkët që mos të ndalemi përballë sfidave dhe të punojmë për mirëqenien e qytetarit.
RH”, ka shkruar Haradinaj në facebook.
Sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që, Mojtaba Khamene...
Kancelari gjerman mbështet armëpushimin: Dialogu është i dom...
Starmer: Britania do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbësh...
Pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin, Trump:...
Policia në Mitrovicën e Jugut realizon bastisje dhe sekues...