Dragan Danev, koordinatori i ri i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së në Kuvend dhe Aleksandar Veljanovski, kryetar i Komitetit Komunal të OBRM-PDUKM-së në Tetovë, janë zgjedhur anëtarë të rinj të Komitetit Ekzekutiv të partisë më të madhe opozitare.
Ky është vendim i seancës së djeshme të Komitetit Qendror të partisë, ku kryetari Hristijan Mickoski i njoftoi anëtarët e Komitetit Qendror për bisedimet nga vizitat në Parlamentin Europian, Shtetet e Bashkuara, Hungarinë dhe vendet e Ballkanit, Kroacinë, Slloveninë dhe Serbinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mickovski qartë dhe pa mëdyshje deklaroi se ai u takua me bashkëbiseduesit e tij dhe i njoftoi me ndodhitë në Republikën e Maqedonisë: shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut nga qeveria e tanishme, si dhe keqpërdorimi i institucioneve të cilat i bënë qeveria e LSDM-së, persekutimi dhe tortura kundrejt deputetëve të OBRM-PDUKM, kundërshtarët e partisë në pushtet dhe rënia ekonomike për 9 muajt e fundit, deklaruan nga delegacioni OBRM-PDUKM-së gjatë takimeve”.
Nga OBRM-PDUKM shtojnë se kryetari bashkëbiseduesve të tyre ju sugjeroi se OBRM-PDUKM do të vazhdojë edhe më tej të luftoj për të drejtat dhe barazitë e qytetareve të Maqedonisë me të gjitha fuqitë dhe mundësitë e saj, dhe se ajo do të vazhdoj së bashku me partitë e krahut të djathtë, drejt Evropës, por edhe në nivel Global./Telegrafi/
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia