Të paktën 18 persona kanë vdekur dhe 20 janë plagosur gjatë një shpërthimi me makinë bombë në Somali, në kryeqytetin e Mogadishu.
Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë xhihadistët e grupit terrorist Shabaab, transmeton portali arbresh.info
“Deri me tani ne kemi mbledhur 18 trupa dhe 20 persona janë të plagosur nga shpërthimi”, ka deklaruar Abdukadir Abdurahman, nga ekipi mjeksor për AFP.
Bombardimet kishin në shënjestër pallatin presidencial dhe një hotel në qytet, tha policia.
Shpërthimi i parë, i ndjekur nga armë zjarri, ndodhi në një pikë kontrolli afër Villa Somalia, emri për selinë e qeverisë, ndërsa një e dytë e pasoi shumë shpejt pas një hoteli.
Në valën e sulmeve, qeveria e Somalisë ka deklaruar një ofensivë të re kundër grupeve dhe sulmeve me dronë nga SHBA-të./arbresh.info/
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë
Konjufca pas takimit me kongresistët amerikan: SHBA-ja, part...